Ndërlidhjet

Arkivolet e viktimave të Srebrenicës vendosen në Qendrën e Potoçarit


Memoriali në Potoçari dhe varrezat e viktimave të Srebrenicës
Memoriali në Potoçari dhe varrezat e viktimave të Srebrenicës

Në Qendrën Memoriale Potocari, të shtunën në mbrëmje nga Qendra Komemorative e Visokos, ka arritur kolona me eshtrat e 127 boshnjakëve të identifikuar nga Srebrenica.

Vaji me dënesje i nënave, të afërmve dhe miqve të të vrarëve, prishi qetësinë e 9 korrikut në Qendrën Memoriale të Potoçarit.

Në mesin e viktimave të gjenocidit, që do të varrosen me 11 korrik, më i riu një djalë 14 vjeç ndërkaq më e moshuara një viktimë 96 vjeçe.

"Pas 21 vjet pritjeje, kam gjetur djalin Farukun. Janë momente të rënda, por ka edhe nëna që kanë vdekur dhe që nuk kanë arritur të mësojnë të vërtetën për më të dashurit, që nuk kanë arritur në mënyrë të dinjitetshme të varrosin të birin"

"Kam pasur vetëm dy dëshira – të gjejë eshtrat e djalit dhe të shkojë në haxh. Të dyja më janë përmbushur brenda 15 ditësh. Kam paguar pak kohë më parë udhëtimin për në haxh dhe pas disa ditësh kam mësuar se djalin e kanë gjetur dhe është identifikuar. Përpara kësaj kam varrosur katër djemtë e kunatës. Ajo vdiq dhe nuk arriti që t’i varroste”, thotë Bida Osmanoviq.

Imami kryesor i Srebrenicës, Damir Efendi Peshtaliq, thotë se janë ditë të rënda për të gjithë.

“Shoh se si nënat me lot në sy dhe me padurim presin që të ‘takohen’ me bijtë e tyre. Çdo ditë në Srebrenicë është e këtillë. Çdo ditë presim, kërkojmë, dhe kur vjen 11 korriku e kur nënat varrosin bijtë, ndjehemi më rahat sepse nënat e dinë se ku i kanë fëmijët e tyre dhe ku mund të vijnë e të luten për ta”, thotë Damir ef. Peshtaliq.

Arkivolet (tabutet) me eshtrat e të identifikuarve do të mbesin në sallën e ish Fabrikës së baterive, ndërkaq të dielën në mbrëmje, do të zhvendosen në oborrin e Qendrës Memoriale, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e funeralit kolektiv më 11 korrik. (REL)

XS
SM
MD
LG