Ndërlidhjet

Gorbatchev: NATO po përgatitet për një luftë të “nxehtë” kundër Rusisë


ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhael Gorbatchev dhe ish-presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan
ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhael Gorbatchev dhe ish-presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan

Ish presidenti sovjetik Mikhail Gorbatchev, ka akuzuar NATO-n për përgatitje të luftës së “nxehtë” kundër Rusisë dhe thotë se retorika e përdorur nga udhëheqësit e Aleancës po i shtynë të dyja palët drejt një konfrontimi ushtarak.

“NATO-ja ka nisur përgatitjet për përshkallëzim nga Lufta e Ftohtë drejt një lufte të nxehtë”, citohet të ketë thënë Gorbatchev nga agjencia ruse Interfax.

Komentet e tij u bënë kur liderët e NATO-s u takuan në Varshavë në ditën e fundit të Samitit, në të cilin Aleanca miratoi vendosjen e re të madhe të forcave të armatosura në Evropën Lindore, të cilën lëvizje Moska e kritikoi ashpër.

NATO thotë se lëvizja ishte një përgjigje ndaj aneksimin të jashtëligjshëm të Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 dhe po mbështet separatistët që po i luftojnë forcat e Kijevit në Ukrainën lindore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha më 9 Korrik se Aleanca nuk sheh “kërcënime të afërta” ndaj vendeve të saj anëtare por nuk gëzon as edhe një “partneritet strategjik” me Rusinë, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Gorbachev, që udhëhoqi gjatë periudhës së rënies Sovjetike, tha se liderët e NATO-s “flasin vetëm për mbrojtje, por aktualisht po përgatiten për operacione sulmuese”.

Liderët e NATO-s vazhdimisht kanë hedhur poshtë akuzat e Rusisë se Aleanca po rrit tensionet. Ata thonë se blloku nuk po kërkon konfrontime por po e forcon mbrojtjen e tij si përgjigje ndaj veprimeve të NATO-s në Ukrainë dhe në në shtetet ish-Sovjetike, si Gjeorgjia, ku Kremlini po mbështet rajonet e kontrolluara separatiste.

Përkundër faktit se ishte laureat i Çmimit Nobel dhe i respektuar në shumë vende perëndimore, 85 vjeçari Gorbatchev, nuk është shumë i dashur në mesin e rusëve, që e shohin rolin e tij në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si një akt të “qyqarllëkut” dhe tradhtisë.

Ai flet rregullisht për politikën ruse, megjithëse kritikat e tij ndaj Kremlinit janë heshtur në vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG