Ndërlidhjet

Obama: Marrëdhëniet SHBA – Spanjë, të shkëlqyeshme


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet me Spanjën, gjatë konferencës me gazetarë që e ka mbajtur në Madrid së bashku me kryeministrin në detyrë të Spanjes, Mariano Rajoy.

“Ne kemi ndarë shumçka, përfshirë edhe vlerat dhe idealet. Nëse nuk i trajtojmë sfidat sidomos të imigrimit atëherë situata mund të eskalojë shumë keq. Lajmi i mirë është se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë shumë të fuqishme dhe ne kemi pasur mundësinë që të punojmë në shumë çështje. Dua të uroj popullin spanjoll dhe qeverinë që ka punuar shumë në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Ka ende shumë për tu bërë gjithandej, por tani qeveria dhe populli spanjoll po vjelë frytët e punës së madhe që është bërë, sidomos në çështjen e papunësisë së të rinjëve ku ende ka për të bërë.

Vlerësim të njëjtë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve ka bërë edhe Rajoy i cili e ka ftuar Obamën që të vazhdojë ta vizitojë Spanjën edhe pasi ta përfundojë mandatin presidencial në janar të vitit 2017.

Presidenti Obama po qëndron në një vizitë të shkurtër në Spanjë pasi ka ndryshuar planët për shkak të sulmit në Dallas ku u vranë pesë policë amerikanë.

XS
SM
MD
LG