Ndërlidhjet

Hamilton, fitues i “British Grand Prix”


Lewis Hamilton - Arkiv
Lewis Hamilton - Arkiv

Britaniku, Lewis Hamilton e ka fituar sot çmimin e garës në formula 1 që është mbajtur në Britani, për herë të tretë radhazi.

Vozitësi i makinës së Mercedes ka dal i pari ndërsa i dyti është rivali kryesor, Nico Rosberg.

Fituesi i trefishtë i kampionatit të botës në Formula 1 e ka siguruar kështu fitoren e 47-të nëpër gara.

I treti në “British Grand Prix” doli Max Verstappen me 1.3 sekonda pas Rosbergut.

XS
SM
MD
LG