Ndërlidhjet

Assad: Disa qeveri perëndimore po e nxisin terrorizmin


Presidenti sirian, Bashar al Assad
Presidenti sirian, Bashar al Assad

Presidenti sirian, Bashar al Assad, i ka thënë një grupi të europarlamentarëve të dielën se përkrahja e qeverive perëndimore për grupet opozitare të Sirisë e kanë shkaktuar terrorizmin në Europë, raporton Reuters.

“Problemi i terrorizmit me të cilin përballet sot Europa, por edhe ekstremizmi dhe valët e refugjatëve shkaktohen nga miratimi i politikave nga liderë perëndimor që nuk iu shërbejnë popujve të tyre”, Assad i ka thënë delegacionit të Parlamentit Europian që udhëhiqej nga Javier Couso, zëvendës udhëheqës i komitetit për politikë të jashtme.

Qeveria siriane e përkrahur nga Irani dhe Rusia, iu referohet si terroriste të gjitha grupeve që po luftojnë në konfliktin disa vjeçar të Sirisë. Nga këto grupe, OKB i klasifikon si terroriste vetëm organizatat Shteti Islamikdhe Frontin al Nusra.

Disa shtete, jo vetëm nga perëndimi ofrojnë përkrahje financiare, logjistike dhe trajnuese për disa grupe të armatosura që luftojnë në Siri.

XS
SM
MD
LG