Ndërlidhjet

Andy Murray e fiton Wimbledon


Andy Murray
Andy Murray

Skocezi, Andy Murray e ka fituar garën e tenistëve në Wimbledon, duke e siguruar kështu për herë të dytë këtë titull të madh të tenisit ndërkombëtar.

Murray e ka mundur tenistin kanadez, Milos Raoniq me rezultatin 6 – 4, 7 – 6 , 7 – 6.

“Ky është turneu më i rëndësishëm për mua çdo vit. Kam pasur përvoja të mrekullueshme këtu, por edhe disa momente të rënda. Për këtë arsye fitorja kësaj radhe ndjehet në mënyrë speciale për shkak të humbjeve të rënda të mëparshme”, ka thënë pas fitores, Murray.

Në garën për femra, tenistja amerikane, Serena Williams e ka fituar dje garën e Wimbledon në përballje me gjermanen, Angelique Kerber.

XS
SM
MD
LG