Ndërlidhjet

Carter ka arritur në Irak për të diskutuar për luftën kundër IS-it


Ashton Carter
Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter, sot ka arritur në Bagdad të Irakut, për bisedime me liderët irakianë, lidhur me luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS) dhe planet për rimarrjen e Mosulit nga ky grup.

“Ajo që ne do të diskutojmë me kryeministrin, Haider al-Abadi, dhe komandantët tanë atje, janë planet e ardhshme në fushatën, që përfshinë shkatërrimin dhe kontrollin ndaj Mosulit”, ka thënë zoti Carter para vizitës.

Kjo vizitë po bëhet dy ditë pasi forcat e Irakut e rimorën kontrollin nga militantët në bazën ajrore, Kajara, 60 kilometra në jug të Mosulit. Ky operacion ishte zhvilluar me mbështetjen ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Këtë rimarrje, sekretari Carter e ka përshkruar si fitore kryesore strategjike, duke thënë se baza mund të shërbej për lansim të operacioneve të ardhshme për rimarrjen e Mosulit, që është nën kontrollin e IS-it.

Përkundër humbjes së terrenit nga forcat e Irakut, gjatë muajve të fundit, militantët e IS-it ende e kanë kontrollin ndaj territoreve të gjëra në Irak dhe vazhdojnë të lansojnë sulme vdekjeprurëse, përfshirë sulme vetëvrasëse masive, siç ishte ai në Bagdad më 3 korrik, me ç’rast u vranë 186 vetë.

XS
SM
MD
LG