Ndërlidhjet

CAS: Sharapova jashtë Olimpiadës pasi shtyhet rasti i saj


Maria Sharapova gjatë një konference për shtyp në Los-Anxhelos më 7 mars të këtij viti
Maria Sharapova gjatë një konference për shtyp në Los-Anxhelos më 7 mars të këtij viti

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka shpallur se vendimi për apelimin e tenistes së njohur ruse, Maria Sharapova, kundër rastit të dopingut, është shtyrë për shtator, kështu që ajo përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Brazil.

Në kumtesën e shpallur sot, CAS tha se Sharapova dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit (IFT) janë pajtuar për shtyrje të vendimit, që është pritur se do të shpallej më 18 korrik.

Tash, pas shtyrjes pritet që vendimi të merret më 19 shtator.

Maria Sharapova, që ka fituar pesë turne Grand Slam, ishte suspenduar për dy vjet nga IFT-ja, pasi u testua pozitive për substancn meldonium në turneun, Australian Open, në muajin janar.

Sharapova ka deklaruar se ky dënim ishte “në mënyrë jokorrekte i ashpër” dhe është ankuar më 14 qershor, dyke synuar tërheqjen e suspendimit.

XS
SM
MD
LG