Ndërlidhjet

SHBA shton forcat në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 560 ushtarë shtesë në veri të Irakut, për të marrë pjesë në luftimet kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).

Duke folur në Bagdad, Carter tha se forcat e reja do të ndihmojnë në rikthimin e qytetit të Mosulit nga militantët.

Trupat shtesë do të çojnë në 4,650 numrin e ushtarëve amerikanë në Irak.

Shteti Islamik ka marrë nën kontroll territore të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut në vitin 2014.

Qysh atëherë, forcat irakiane kanë rikthyer disa zona me mbështetjen e sulmeve ajrore të SHBA-së, trajnime dhe ndihma të tjera.

XS
SM
MD
LG