Ndërlidhjet

Kina “nuk ka të drejta historike” mbi Detin e Kinës Jugore


Deti i Kinës Jugore
Deti i Kinës Jugore

Një tribunal ndërkombëtar ka vendosur kundër pretendimeve të Kinës për pronësi mbi Detin e Kinës Jugore.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë ka thënë se nuk ka prova se Kina ka “të drejta historike” mbi ujërat dhe burimet atje.

Kina ka thënë se vendimi i gjykatës është “i pabazë”.

Kina pretendon se ka pronësi mbi 90 përqind të Detit të Kinës Jugore, përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt, që pretendohen edhe nga të tjerët.

Tribunali në Hagë ka thënë se Kina ka shkelur të drejtat sovrane të Filipineve.

Gjykata po ashtu ka thënë se Kina ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedisin koral, duke ndërtuar ishuj artificialë.

Rasti në gjykatë është dërguar nga Filipinet.

XS
SM
MD
LG