Ndërlidhjet

Scott: Serbia dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë


Kyle R. Scott
Kyle R. Scott

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle R. Scott, ka deklaruar sot në Beograd se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia janë partnerë dhe se Uashingtoni nuk kërkon nga Serbia që t’i zgjedhë partnerët e vet.

“Kur e keni partnerin nuk i thoni se duhet t’a zgjedhë njërin ose partnerin tjetër”, tha ambasadori Scott, duke u përgjegjur në pyetjen e një gazetari se a është e vërtetë se zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të distancohet nga Rusia.

Kyle R. Scott ka theksuar se edhe zonja Nuland, gjatë diskutimit të djeshëm në Beograd, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Serbinë partnere.

Mëtutje, ambasadori amerikan është shprehur se SHBA-të e mbështesin Serbinë në rrugën që e ka zgjedhur, e kjo është rruga e evrointegrimeve në bashkëpunim me perëndimin, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Ky është qëllimi jonë. Ne qëllim tjetër nuk kemi”, tha Kyle R. Scott.

XS
SM
MD
LG