Ndërlidhjet

Yildirim: Turqia do të normalizojë marrëdhëniet me Sirinë


Kryeministri turk, Binali Yildirim
Kryeministri turk, Binali Yildirim

Turqia e ka për qëllim që të zhvillojë marrëdhënie të mira me Sirinë dhe Irakun, dhe se të dy vendet duhet të stabilizohen që lufta kundër terrorizmit të ketë sukses, ka thënë kryeministri turk, Binali Yildirim.

Turqia ka qenë kundërshtari kryesor i regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad duke thënë se vetëm largimi i tij mund ta stabilizojë Sirinë.

Mirëpo, prejse është bërë kryeministër në maj, Yilidirm e ka thënë disa herë se Turqia ka nevojë që “të rrisë numrin e miqëve dhe të zvogëlojë atë të armiqëve”.

“Ne kemi normalizuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Izraelin. Jam i sigurt se do të normalizojmë marrëdhëniet edhe me Sirinë gjithashtu. Që lufta kundër terrorizmit tëketë sukses stabiliteti duhet t’i kthehet Sirisë dhe Irakut”, ka thënë Yildirim.

XS
SM
MD
LG