Ndërlidhjet

Assad: Rusët s’ma kërkuan largimin nga pushteti


Presidenti sirian, Bashar al Assad
Presidenti sirian, Bashar al Assad

Presidenti sirian, Bashar al Assad ka thënë se Rusia asnjëherë nuk ka biseduar me të për largimin e tij nga pushteti.

“Ata asnjëherë nuk e kanë thënë asnjë fjalë rreth kësaj”, i ka thënë Assad televizionit amerikan, “NBC Neës” duke iu referuar bisedimeve që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton rrjeti televiziv britanik, BBC.

Ai ka thënë se vetëm populli sirian mundet të vendosë se kur ai largohet nga pushteti.

SHBA-të rregullisht e kërkojnë largimin e Assadit nga pushteti pasi e akuzojnë për krime të kryera gjatë konfliktit në këtë vend.

Rusia rregullisht i jep përkrahje të fuqishme diplomatike dhe ushtarake pushtetit në Siri.

Komentet e Assadit janë transmetuar në kohën kur Kerry ka arritur në Moskë për të diskutuar me pushtetin rus rreth luftës në Siri.

XS
SM
MD
LG