Ndërlidhjet

Hahn: Liberalizimi i vizave për Gjeorgjinë, në tetor


Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn
Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn

Zyrtari evropian përgjegjës për zgjerimin e Bashkimit Evropian ka thënë se qytetarët e Gjeorgjisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë nga muaji tetor.

Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, gjatë qëndrimit në qytetin gjeorgjian të Batumit, ka thënë se vendi i ka kryer reformat “në përputhje me kushtet e nevojshme për liberalizim të vizave”.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare të titulluar “Rruga Evropiane e Gjeorgjisë”, Hahn ka thënë se ai mezi e pret ditën kur gjeorgjianët mund të udhëtojnë drejtë vendeve të BE-së pa viza.

Ai ka thënë se formalitetet e BE-së dhe proceset e tjera do të duhet të përfundojnë në muajin tetor.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier më 1 korrik ka thënë se kjo e drejtë për qytetarët e Gjeorgjisë do të duhej të sigurohej nga pjesa e dytë e muajit shtator.

Hahn pritet të takohet me Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, kryeministrin Giorgi Kvirikashvili,dhe ministrin e jashtëm, Mikheil Janelidze gjatë kësaj vizite.

XS
SM
MD
LG