Ndërlidhjet

"Game of Thrones" dominon nominimet për Emmy


Aktori i "Game of Thrones", Peter Dinklage - Arkiv
Aktori i "Game of Thrones", Peter Dinklage - Arkiv

Seriali “Game of Thrones”, prodhim i televizionit “HBO” ka siguruar numrin me të madh të nominimeve për çmimin më të rëndësishëm për prodhimet televizive në SHBA, Emmy.

Ky prodhim televiziv që vjet e ka fituar çmimin për serialin më të mirë në zhanrin dramë, ka siguruar 23 nominime, përfshirë sërish për serialin më të mirë dramë, dy nominime për aktorin më të mirë në rol dytësor dhe tre nominime për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Seriali “The People v. O.J. Simpson: American Crime Story," ka siguruar 22 nominime. Ky serial po e tërheqë vëmendjen më të madhe pasi flet për tensionet racore në sistemin e drejtësisë së Amerikës, një temë që po dominon lajmet këtyre ditëve në SHBA.

“Game of Thrones” në kategorinë e serialit më të mirë të zhanrit dramë garon përballë serialeve: “Homeland”,“The Americans”, “Better Call Saul”, “Downton Abbey” dhe “House of Cards”, por edhe serialit të ri të suksesshëm amerikan, “Mr. Robot”.

Në zhanrin komedi, seriali “Veep” udhëheqë me 17 nominime, përfshirë edhe në kategorinë e aktores më të mirë për Julia Louis-Dreyfus.

"Veep" garon përballë "Silicon Valley," "Black-ish", "Modern Family", "Master of None" dhe "Unbreakable Kimmy Schmidt," si dhe "Transparent."

Çmimet Emmy votohen nga anëtarësia prej mbi 20 mijë pjesëtarëve të Akademisë amerikane të Televizionit, Artit dhe Shkencës. Fituesit tregohen në ceremoninë që do të mbahet në Los Angeles më 18 shtator.

XS
SM
MD
LG