Ndërlidhjet

Gërmimet në kampusin e UP-së nuk rezultojnë me varreza


Germimet në kampusin e UP-së
Germimet në kampusin e UP-së

Dy lokacionet në të cilat është gërmuar në kërkim të gjetjes së varrezave brenda kampusit universitar të Prishtinës në afërsi të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Komisionit shtetëror për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Punimet në terren kanë zgjatur dy ditë. Kurse në lokacionin e tretë të dyshuar, prapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, gërmimet do të nisin ditëve në vijim, ka konfirmuar ai.

Gërmimet në kampusin e UP-së, filluan më 13 Korrik me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas mbledhjes së informacioneve nga dëshmitarët. Dyshohet për viktima të përkatësisë shqiptare që, sic thuhet, mund të jenë varrosur në brendi të kampusit në periudhën e luftës në Kosovë.

Në fillimin e gërmimeve mori pjesë edhe një delegacion i Serbisë për personat e pagjetur.

XS
SM
MD
LG