Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetja për afganët mund të ketë efekt madhor


Gjeneral John Nicholson
Gjeneral John Nicholson

Komandanti më i lartë amerikan në Afganistan, John Nicholson, thotë se vendimi i presidentit, Barack Obama, për lejimin e aksionit më të madh ushtarak në mbështetje të operacioneve luftarake afgane kundër militantëve talibanë, mund të ketë efekt madhor në luftën në Afganistan.

Gjenerali Nicholoson tha mbrëmë për agencinë AP në një lokcion afër kryeqytetit Kabul në Afganistan, se vendimi i zotit Obama do t’i inkurajoj forcat afgane, që të jenë më tepër agresive, duke theksuar se “armatat fitojnë me sulm”.

Aktualisht, presidenti, Barack Obama, ka shpallur se 8,400 ushtarë amerikanë do të mbesin në Afganistan, kur ai e përfundon mandatin në Shtëpinë e Bardhë, në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në Afganistan gjenden afro 9,800 ushtarë amerikanë.

XS
SM
MD
LG