Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës kundër policisë në Kazakistan


Almati, Kazakistan, 18 korrik 2016.
Almati, Kazakistan, 18 korrik 2016.

Alarmi “i kuq” është lëshuar për kryeqytetin komercial të Kazakistanit, Almati, pasi persona të armatosur kanë sulmuar një stacion të policisë, duke vrarë së paku tre oficerë dhe plagosur disa të tjerë.

Policia tha se ka kapur së paku njërin prej sulmuesve që kanë sulmuar një objekt të Këshillit për Siguri Kombëtare të Kazakistanit.

Një bashkëpunëtor i sulmuesit mbetet në arrati dhe zyrtarët kanë inkurajuar banorët që të mbeten në ambiente të mbyllura.

Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha se tre policë dhe një civil janë vrarë.

Incidenti vjen vetëm një muaj pas vrasjes së 20 personave në qytetin Aktobe të Kazakistanit, ku persona të armatosur kanë hapur zjarr në një bazë ushtarake dhe në një dyqan armësh.

XS
SM
MD
LG