Ndërlidhjet

Sulm me mjete të mprehta në një tren në Gjermani


Policia gjermane tha se disa persona janë plagosur rëndë, pasi që një person i sulmoi ata në një tren në Gjermaninë jugore, para se të vritej nga policia.

Sulmuesi, të cilin autoritetet e identifikuan si një 17 vjeçar afgan, sulmoi me sëpatë udhëtarët në rajonin e Bavarisë dhe disa nga të plagosurit janë në rrezik jete.

Të paktën 14 veta janë trajtuar nga tronditjet.

Policia tha se nuk ka informacione për motivet e sulmit.

Ministria e Brendshme bavareze tha se policia qëlloi dhe vrau sulmuesin.

XS
SM
MD
LG