Ndërlidhjet

IS publikon videon e afganit që sulmoi trenin në Gjermani


Pamje nga videoja që mendohet se tregon sulmuesin e pasagjerëve në një tren në Gjermani.
Pamje nga videoja që mendohet se tregon sulmuesin e pasagjerëve në një tren në Gjermani.

Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar një video që thuhet se tregon një azilkërkues afgan, i cili ka sulmuar disa veta me thikë dhe sëpatë në një tren në rajonin Bavaria të Gjermanisë.

Videoja, e publikuar nga agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me Shtetin Islamik, është e tituruar në gjuhën arabe dhe trgeon adoleshentin 17 vjeç duke thënë në gjuhën Pashto se do të kryejë një “operacion martir”. Adoleshenti në video e prezanton veten si “ushtar të kalifatit”.

Agjencia Amaq ka thënë më herët se sulmuesi është “një nga luftëtarët e Shtetit Islamik”.

Sulmi ka ndodhur të hënën mbrëma dhe pesë veta kanë mbetur të plagosur, dy nga ta në gjendje kritike.

Autoritetet gjermane kanë thënë se në dhomën e sulmuesit është gjetur një flamur i Shtetit Islamik.

Policia ka thënë se sulmuesi ka bërtitur Allahu Akbar, apo Zoti është i Madh, përpara se ka kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG