Ndërlidhjet

Turqi: Padi ndaj 99 gjeneralëve


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet turke, zyrtarisht kanë ngritur padi ndaj 99 gjeneralëve, nga 360 oficerë të këtij niveli, për shkak të, siç thuhet, rolit të tyre në përpjekjen e grusht shtetit javën e kaluar, thanë zyrtarët turq.

Burimet thonë se edhe 14 gjeneralë të tjerë do të mbeten në paraburgim.

Autoritetet turke në ditët e fundit kanë ndërmarrë veprime të ndërrimeve masive dhe arrestimeve në ushtri, në shërbimet shtetërore dhe në sistemin e arsimit.

Deri më sot janë arrestuar, ndërruar ose pezulluar më shumë se 50 mijë njerëz.

Qeveria turke ndërkohë, ka ndaluar udhëtimin jashtë vendit për të gjithë akademikët, si pjesë e ndalesave të gjëra të vendosura në Turqi pas dështimit të grusht shtetit ushtarak më 15 korrik.

Bordi i Lartë i Arsimit i Turqisë në një kumtesë të publikuar më 20 korrik, tha se ndalesa do të vlejë “deri në një njoftim tjetër”.

Paralajmërimi u bë një ditë pasi Bordi I Lartë I Turqisë largoi nga puna 1577 dekanë të universiteteve gjithandej Turqisë dhe u mori licencat 21 mijë arsimtarëve që punonin ne institucionet private.

Masat e ndërmarra u panë si një sulm ndaj klerikut musliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, I cili u akuzua se qëndron prapa përpjekjes së puçit, që rezultoi me vrasjen e mbi 200 njerëzve.

Gulen, që aktivisht promovon institucionet e arsimit në Turqi dhe në vendet e tjera, e ka dënuar përpjekjen e puçit dhe ka kundërshtuar cfarëdo lidhje të tij me të.

Ndërkohë, agjencia turke e telekomit më 20 korrik bllokoi qasjen në faqen e WikiLeaks, një ditë pasi rrodhën qindra mijëra emaile nga partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit.

WikiLeaks tha se kishte mbledhur emailat që prej para përpjekjes së puçit . (REL)

XS
SM
MD
LG