Ndërlidhjet

Në Mesdhe gjenden 22 migrantë të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Trupat e pajetë të 22 njerëzve janë gjetur në një anije në Detin Mesdhe, përkatësisht në brigjet e Italisë, kanë bërë të ditur Mjekët pa Kufij.

Njëzetenjë gra dhe një burrë janë gjetur “në një pishinë karburantesh dhe ujit” në fundin e anijes, ka thënë organizata bamirëse.

Sipas saj, ata kanë qenë në anije “për orë të tëra”.

Mbi 200 persona të tjerë që kanë qenë në anije, janë shpëtuar nga ekipet e Mjekëve pa Kufij. Në mesin e tyre kanë qenë 50 fëmijë.

Shifrat e fundit çojnë në mbi 80,000 numrin e migrantëve që kanë arritur në Itali këtë vit, ka thënë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG