Ndërlidhjet

Civilët në lindje të Ukrainës “janë keqtrajtuar”


Ilustrim
Ilustrim

Civilët kanë qenë subjekt i paraburgimeve të tejzgjatura arbitrare, i zhdukjeve dhe i torturës nga të dyja palët në konfliktin në lindje të Ukrainës, kanë konstatuar dy organizata për të drejta të njeriut.

Raporti i përbashkët i Amnesty International dhe Human Rights Watch akuzon autoritetet ukrainase dhe grupet paraushtarake pro Kievit për burgosje të civilëve që dyshohet se kanë mbështetur ose kanë pasur lidhje me separatistët pro-rusë

Në disa raste, civilët janë shfrytëzuar si mjet i negociatave për shkëmbim të të burgosurve, thuhet në raport.

Dy organizatat kanë thënë se kanë bashkuar forcat për shkak të përmasave të problemit.

“Arsyeja përse flasim me një zë është sepse problem i arrestimeve arbitrare, i zhdukjeve të detyrueshme dhe i torturës në lindje të Ukrainës është shumë i madh dhe kërkon veprim të mënjëherëshëm nga të gjitha palët e përfshira në konflikt”, tha për Radion Evropa e Lirë Tanya Lokshina, nga Human Rights Watch.

Raporti thotë se në shumicën e rastve të studiuara, civilët janë mbajtur pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

Separatistët pro-rusë, në anën tjetër, i kanë mbajtur civilët në izolim për javë ose muaj dhe i kanë keqtrajtuar, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG