Ndërlidhjet

Siri: Forcat e mbështetura nga SHBA-të i japin ultimatum IS-it


Pjesëtarët e Forcave Demokratike Kurde të Sirisë duke avancuar për në qytetin Manbij, që është nën kontroll të militantëve të IS-it
Pjesëtarët e Forcave Demokratike Kurde të Sirisë duke avancuar për në qytetin Manbij, që është nën kontroll të militantëve të IS-it

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Siri u kanë dhënë afat militantëve të Shtetit Islamik, që brenda 48 orëve të largohen nga qyteti i rrethuar afër kufirit të Turqisë, në përpjekje për t’i parandaluar viktimat civile.

Këshilli Ushtarak në qytetin Manbij, i cili është pjesë e Forcave Demokratike Kurde të Sirisë, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, tha se oferta paraqet “rastin e fundit” për ekstremistët e IS-it për “tu larguar gjallë nga qyteti” Manbij.

Dhjetëra mijëra civilë ende janë të bllokuar në Manbij, që është një bazë e IS-it me lidhje në rrugën kryesore të furnizimit për qytetin Raka, që është nën kontrollin e militantëve.

Këshilli tha se do të lejonte që lutëtarët e IS-it të largohen nga qyteti me “armatimin e tyre individual”.

Me mbështetjen e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Forcat Demokratike të Sirisë, e kanë rrethuar qytetin Manbij, por tash për tash e kanë shtyrë hyrjen në qendër të qytetit me qëllim që të evitohen viktimat civile.

XS
SM
MD
LG