Ndërlidhjet

Pezullohen kërkimet për gjetjen e aeroplanit të Malajzisë


Pamje nga kërkimet për aeroplanin e zhdukur në Oqeanin Indian
Pamje nga kërkimet për aeroplanin e zhdukur në Oqeanin Indian

Zyrtarët nga Malajzia, Australia dhe Kina, janë pajtuar për t’i supsenduar kërkimet për aeroplanin e zhdukur të kompanisë ajrore të Malajzisë, pasi kërkimet aktuale në Oqeanin Indian janë kompletuar.

Gjasët për gjetjen e aeroplanit në fluturimin MH370 janë “të zymta” kanë thënë nëpërmjet një deklarate të përbashkët ministrat e transporrtit të tri vendeve, pas takimit të tyre të sotëm në Malajzi.

Ky aeroplan, me 239 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u zhduk para më tepër se dy viteve, gjatë fluturimit prej Kuala Lumpurit të Malajzisë për në Pekin të Kinës.

Shumica e udhëtarëve ishin shtetas kinezë.

Ministri i transportit i Malajzisë, Liow Tiong Lai, tha se kërkimi nuk ka përfunduar dhe mund të vazhdoj nëse “paraqitet informacion i ri i besueshëm” për vendndodhjen e aeroplanit të zhdukur.

Ai tha se ende do të zhvillohen kërkime në një sipërfaqe prej 10 mijë kilometrash katrorë në Oqeanin Indian, para se marrëveshja për suspendim të bëhet fuqiplotë.

XS
SM
MD
LG