Ndërlidhjet

Një iraniano – amerikan është arrestuar në Iran


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i shtetit thotë se po i shqyrton raportet se një iraniano-amerikan është arrestuar në Iran; emri i tij është Robin Shahini nga San Diego në Kaliforni.

Familja ka thënë se autoritetet e kishin marrë Shahinin, 46 vjeçar, në burg më 11 korrik, derisa po e vizitonte nënën e tij të sëmurë në Iran dhe prej atëherë nuk kanë pasur kontakte me të.

Aktualisht, Shahini është student në Universitetin San Diego, ku ishte pranuar në programin e diplomës për Sigurinë e brendshme, por ende nuk është regjistruar për ligjëratat që fillojnë muajin e ardhshëm.

Anëtarët e familjes së tij i thanë agjencisë AP se kanë shqetësime se ai është arrestuar për shkak të komenteve të tij në Internet, ku kritikohen të arriturat në fushën e të drejtave të njeriut në Iran.

Robin Shahini ishte larguar nga Irani në vitin 1998 dhe tash e 16 vjet jetonte në San Diego.

XS
SM
MD
LG