Ndërlidhjet

Kryeministri turk paralajmëron përpjekje të re për puç


Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, paralajmëroi se disa njerëz mund të përpiqen të organizojnë një tjetër grushtshtet në këtë vend.

Më 15 korrik, një pjesë e ushtrisë ka bërë përpjekje për puç, por ka dështuar.

“Rreziku nuk ka përfunduar, por qytetarët tanë nuk duhet të jenë të shqetësuar… Jeta i është kthyer normalitetit, por nuk duhet të vetëkënaqemi, duhet të mbetemi vigjilentë. Ka disa njerëz të marrë që mund të veprojnë nga hakmarrja ose ndjenja e humbjes. Jemi duke marrë masat e nevojshme për këtë”, tha Yildirim.

Mbi 260 veta janë vrarë në përpjekjen për puç, ndërsa afro 60,000 ushtarë, gjykatës dhe shërbyes civilë janë arrestuar, pezulluar ose shkarkuar nga puna.

Të premten, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për burgosjen ose shkarkimin nga puna të mijëra njerëzve, duke i bërë thirrje Ankarasë që të respektojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Jemi duke i përcjellë me shqetësim këto zhvillime”, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.

Ata thanë se vënia në shënjestër e mësuesve, gjykatësve dhe gazetarëve në veçanti është e papranueshme.

XS
SM
MD
LG