Ndërlidhjet

Gjermani: Një person e vret një grua me hanxhar, nuk dihet motivi


Ilustrim
Ilustrim

Mediat gjermane raportojnë se një person e ka vrarë një grua me një hanxhar ndërsa ka lënduar dy të tjerë para se të arrestohej nga policia.

Gazetat “Bild” dhe “Sueddeutsche Zeitung” kanë raportuar më 24 korrik se sulmi ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Reutlingenit, në jug të Shtutgardit.

Nuk janë dhënë detaje të tjera, as për motivin e mundshëm.

Gjermania së fundi është tronditur nga disa sulme.

Më 18 korrik një azil kërkues 17 vjeçar që besohet se ishte nga Afganistani apo Pakistani është vrarë nga policia pasi ka plagosur disa pasagjerë të një treni me sëpatë dhe thikë në jug të Gjermanisë.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjëisnë për sulmin ndonëse autoritetet gjermane thonë se sulmuesi nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me organizatën terroriste.

Më 22 korrik, nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë në një qendër tregtare nga një gjerman 18 vjeçar me origjinë nga Irani i cili më vonë besohet se e ka vrarë vetën.

Në mesin e viktimave janë identifikuar edhe tre qytetarë të rinj nga Kosova.

XS
SM
MD
LG