Ndërlidhjet

OKB: Numër rekord i civilëve të vrarë në Afganistan


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) thotë se numri i civilëve të vrarë në këtë vend ka arritur shifër rekorde në gjysmën e parë të vitit 2016, derisa gati një e treta e të vrarëve janë fëmijë.

“Ndërmjet janarit dhe qershorit të këtij viti, Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 1,601 vrasje të civilëve dhe 3,565 civilë të plagosur”, ka thënë UNAMA në raportin e publikuar sot.

Sipas raportit, pothuajse një e treta e të vrarëve janë fëmijë, pasi janë vrarë 388 fëmijë dhe janë plagosur 1,121.

Kjo shifër është më e lartë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2015.

Ky raport gjashtëmujor i UNAMA-s u publikua dy ditë pasi 80 vetë janë vrarë dhe më se 230 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një demonstrate paqësore në kryeqytetin Kabul.

Përgjegjësinë për këtë sulm e pat marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG