Ndërlidhjet

Presidenti i BERZH: Të ndihmojmë sektorin privat në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Presidentin e BERZH, Suma Chakrabarti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Presidentin e BERZH, Suma Chakrabarti

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka thënë se në Kosovë është koha për një strategji të re e cila do të “përqëndrohet në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”.

Këshut është cituar të ketë thënë , Suma Chakrabarti gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në një komunikatë të dërguar mediave nga presidenca.

Presidenti i Kosovës ka kujtuar se banka në fjalë ka “projekte të rëndësishme për Kosovën” duke shtuar edhe se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.

“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Thaçi gjatë takimit për punën e Presidentit të BERZH-it.

XS
SM
MD
LG