Ndërlidhjet

Viktimat e sulmit në Munih varrosen në Kosovë


Dy të rinjtë nga Kosova, që u vranë të premten e kaluar në sulmin në Munih të Gjermanisë, do ta varrosen të martën, më 26 korrik, në Kosovë, në vendlindjet e tyre, kanë bërë të ditur familjarët.

Kufomat e dy të rinjve u sollën gjatë natës të së hënës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, dhe sipas njoftimeve, Diamant Zabërgja, do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë kurse Armela Segashi, vajza 14 vjeçe, do të varroset në varrezat e qytetit të Podujevës.

Tri viktima të sulmit me armë zjarri në një Qendër Tregtare në Munih të Gjermanisë, nga një i ri gjermano-iranian, janë shqiptarë, dy nga të cilët me origjinë nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria.

Autoritetet policore në Gjermani thanë se sulmuesi veproi i vetëm dhe më herët kishte “probleme mendore dhe ishte në depresion”.

Nëntë të rinj u vranë në sulmin me armë zjarri në Qendrën Tregtare në Munih. (REL)

XS
SM
MD
LG