Ndërlidhjet

Vatikani: Vrasja e priftit është barbare 


Vetura policore franceze në vendin e ngjarjes në Saint-Etienne-du-Rouvray, Francë veriore - 26 korrik
Vetura policore franceze në vendin e ngjarjes në Saint-Etienne-du-Rouvray, Francë veriore - 26 korrik

Vatikani e ka dënuar “vrasjen barbare” të një prifti gjatë sulmit që u bë në një Kishë në Francën veriore.

“Ne jemi veçanërisht të shokuar sepse kjo dhunë e tmerrshme ka ndodhur brenda kishës, në të cilën flitet për dashurinë e Zotit”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ai ka thënë se Papa e ndjen “dhimbjen dhe horrorin e kësaj dhune absurde” dhe e “dënon në mënyrën më radikale çdo formë të urrejtjes”.

Policia franceze ka neutralizuar dy persona të armatosur me thika që kanë marrë disa njerëz peng në një kishë në qytezën e Saint Etienne du Rouvray.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi e ka prerë në fyt priftin e Kishës.

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se dy sulmuesit “kanë pretenduar se janë të DAESH-it”, duke e përdorur termin ofendues arab për grupin militant, Shteti Islamik.

“Daesh na ka shpallur luftë, ne duhet t’i luftojmë ata me çdo mënyrë, duke e respektuar sundimin e ligjit, diçka që na bën neve demokraci”, iu ka thënë ai gazetarëve në vendin e ngjarjes.

IS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në zonën e Normandisë ku ndodhet kisha në fjalë, duke thënë se sulmi u krye nga “ushtarët” e saj.

XS
SM
MD
LG