Ndërlidhjet

Alarmi për sulm në Bavari ishte i pavërtetë 


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Gjermaninë jugore ka thënë se nuk ka pasur shpërthim bombe në afërsi të një zyreje për regjistrimin e refugjatëve në qytezën e Zirdndorfit.

Autoritetet kanë thënë se një kanaçe me aerosol brenda një valixheje mund të ketë shkaktuar shpërthimin. Nuk raportohet se ka të lënduar.

Ky lajm është raportuar pas një mori sulmesh brutale në këtë land gjerman që konsiderohet si portë e mijëra refugjatëve.

Më 24 korrik, një azil kërkues sirian 27 vjeçar e ka vrarë vetën duke e shpërthyer eksplozivin që e kishte në trup pasi i është ndaluar hyrja në një festival muzikor.

15 persona janë lënduar në këtë sulm, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik.

Më 22 korrik, nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi të kryer nga një gjermano iranian 18 vjeçar i cili më pas dyshohet se e ka vrarë vetën.

Më 18 korrik, një 17 vjeçar që sipas raportimeve të ndryshme mund të ketë qenë nga Afganistani apo Pakistani është vrarë pasi ka plagosur disa pasagjerë në një tren në Gjermaninë jugore.

XS
SM
MD
LG