Ndërlidhjet

Mbi 250 rusë në Olimpiadën e Rios


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se mbi 250 atletë të këtij shteti do të nisen drejt Brazilit për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që fillojnë më 5 gusht.

Pavarësisht skandalit me doping për shkak të të cilit Rusia rrezikonte përjashtimin në tërësi nga këto gara, shefi i Komitetit Olimpik i Rusisë, Aleksandr Zhugov ka thënë se numri i rusëve që megjithatë marrin pjesë është i madh.

Ekipi i plotë rus përbëhej nga 387 atletë, por për shkak të dështimit për të kaluar testin e dopingut dhe mbi të gjitha, përpjekjeve të shtetit që të fshehin këtë gjë, në Rio mund të marrin pjesë mbi 250 prej tyre.

XS
SM
MD
LG