Ndërlidhjet

Wikileaks publikon mesazhe telefonike të demokratëve 


Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar 29 mesazhe telefonike që janë vjedhur nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve, në mesin e të cilave ka edhe prej pjesëtarëve të paidentifikuar të partisë që shprehën të zemëruar me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti.

Zbulimi i dytë që potencialisht mund të turpërojë më tej demokratët është publikuar në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton është zgjedhur kundrejt Bernie Sanders si e nominuara e partisë për zgjedhjet e nëntori.

Një nga mesazhet e publikuara as nuk dëshironte që ta linte Sanders të flas në konventë.

Ky person, derisa flet për Sanders thotë, “ai nuk është demokrat. Ju lutëm, ndalojeni këtë person tani”. Një tjetër ankohet për rolin që i është përkrahësit të Sanders, Cornel Ëest i cili ka qenë tejmase kritik ndaj presidentit Obama.

Ky është publikimi i dytë që Wikileaks e ka bërë pas publikimit të mijëra emailave që tashmë kanë zemëruar përkrahësit e kandidatit, Bernie Sanders.

XS
SM
MD
LG