Ndërlidhjet

Franca dhe Britania kërkojnë që t’i jepet fund rrethimit të Aleppos


Aleppo, 28 korrik 2016
Aleppo, 28 korrik 2016

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault dhe homologu i tij britanik, Boris Johnson, i kanë bërë thirrje regjimit sirian dhe aleatëve të tij që t’i japin fund rrethimit “katastrofik” të qytetit të Aleppos, njofton AFP.

”Ministrat u kanë bërë thirrje aleatëve të regjimit sirian që t’i japin fund menjëherë këtyre operacioneve që shkelin armëpushimin, për të cilin u pajtuan në Munih, dhe ligjin ndërkombëtar”, thanë ata përmes një deklarate të përbashkët pas takimit në Paris.


“Ata kanë bërë thirrje që marrëveshja për ndalje të armiqësive të rikthehet menjëherë dhe plotësisht, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje për progres në drejtim të krijimit të një autoritetet tranzicional me fuqi të plota ekzekutuese”, thuhet më tej në deklaratë.

Ministrat thanë se rrethimi i qytetit, ku kanë mbetur të ngujuar rreth 300 mijë njerëz, “e bën të pamundur vazhdimin e negociatave për paqe”.

Ministrat kanë theksuar se Rusia, në veçanti, ka një aftësi unike për ta bindur regjimin e Assadit që t’i jap fund luftës dhe të kthehet në tavolinën e negociatave, thuhet, ndër të tjera, në deklaratën e përbashkët të ministrave francez dhe britanik.

XS
SM
MD
LG