Ndërlidhjet

Lëndohen pesë ushtarë amerikanë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane në Afganistan tha sot se pesë ushtarë amerikanë janë lënduar në një betejë kundër militantëve të Shtetit Islamik, në lindje të Afganistanit.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, John Nicholson, tha se trupat amerikane janë lënduar gjatë një misioni të përbashkët me forcat speciale afgane kundër militantëve të IS-it në provincën Nangarhar.

Ai tha se dy prej ushtarëve i janë kthyer detyrës, ndërsa tre të tjerë janë evakuuar, por gjendja e tyre është e mirë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në muajin qershor ndryshoi një rregullore që ua ndalonte forcave amerikane përfshirjen në operacione ushtarake kundër militantëve në Afganistan, përveç rasteve të jashtëzakonshme.



XS
SM
MD
LG