Ndërlidhjet

Erdogan kërkon ta kontrollojë ushtrinë


Ilustrim
Ilustrim

PresidentiTurqisë, Recep Tayyip Erdogan dëshiron që forcat e armatosura dhe agjencia kombëtare e inteligjencës të merren nën kontrollin e presidencës, pas një rregullimi të madh të ushtrisë, pas grusht shtetit të dështuar, ka thënë sot një zyrtar parlamentar, raporton Reuters.

Komentet e Erdoganit vijnë pas një takimi pesë orësh me Këshillin e Lartë Ushtarak të Turqisë(YAS), të kryesuar nga kryeministri Binali Yildirim. Ato vijnë pas dështimit të grusht shtetit më 15-16 korrik, ku Erdogan i shpëtoi kapjes dhe vdekjes së mundshme, shkruan Reuters.

Në një intervistë të dhënë për këtë agjenci javën e kaluar, Erdogan kishte thënë se ushtria turke, e cila është ushtria e dytë me e madhe në NATO, ka nevojë për “gjak të freskët”.

Shkarkimet e “tradhtarëve” përfshijnë rreth 40 për qind të gjeneralëve dhe admiralëve të ushtrisë turke.

“Presidenti ka thënë se …ai do të diskutojë me partitë opozitare mundësinë e marrjes së ushtrisë dhe agjencisë së inteligjencës nën kontrollin e presidencës”, raportohet të ketë thënë zyrtari parlamentar.



XS
SM
MD
LG