Ndërlidhjet

Google mund të ndalohet në Rusi për shkak të Krimesë


Ilustrim
Ilustrim

Kompania gjigante amerikane e teknologjisë është akuzuar nga Moska pse në hartat e saj të Krimesë përdor drejtshkrim ukrainas e jo atë rus.

Akuza është bërë në lidhje me hartën e gadishullit ukrainas që Rusia e aneksojë në vitin 2014.

Harta e Google përdor emertimet ukrainase të 900 vendeve në Krime duke respektuar një ligj të ri të miratuar në Ukrainë vitin e kaluar.

Ministri rus i komunikimit, Nikolai Nikiforov i ka thënë një mediumi rus që ai shpreson se “gabimi do të përmirësohet”.

“Nëse Google i kushton kaq pak rëndësi ligjit rus dhe emrave të lokaliteteve ruse atëherë nuk do të jetë në gjendje të bëj biznes në territorin rus”, ka paralajmëruar Nikiforov.

Zëdhënësi rus i Google ka thënë se kompania është duke punuar që në versionin rus të hartës të përfshihen lokalitetet e emërtuara nga Moska.

XS
SM
MD
LG