Ndërlidhjet

Hartat e Google rikthejnë emrat e vendeve në Krime nga koha sovjetike


Ilustrim
Ilustrim

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Google, ka rikthyer emrat e vendeve në Krime nga koha sovjetike në hartat online, pasi kishte zemëruar Moskën duke i ndërruar ata për t’u përputhur me emrat që Ukraina shpreson t’i adoptojë në të ardhmen, në kuadër të ligjit për “dekomunizim”.

Hartat e Google kishin ndërruar rreth 900 emra të vendeve në Krime, duke përdorur emra që Ukraina planifikon t’ua vejë qyteteve dhe rrugëve sipas legjislacionit të miratuar në Kiev vitin e kaluar, që ndalon simbolet sovjetike – pjesë e një fushate që Rusia e quan “rusofobike”.

Sido që të jetë, sipas një rezolute të miratuar nga parlamenti ukrainas në muajin maj, emrat e rinj të rrugëve nuk hyjnë në fuqi derisa Kievi ta rikthejë nën kontroll Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në mars të vitit 2014.

Zyra për media e Google në Moskë tha përmes një përgjigjeje përmes emailit se ka rikthyer emrat ekzistues, dhe ka ofruar ‘linqe’ të hartave të Google në gjuhën ruse që tregonin emra të qyteteve, si Sovyetsky (Soviet) and Krasnogvardeiskoye (Garda e Kuqe).

Emrat gjithashtu duket se janë rikthyer edhe në versionin në gjuhën ukrainase të hartave të Google. Sipas ligjit për dekomunizim, Sovyetsky do të riemërohet Ichkiy, ndërsa Krasnogvardeiskoye do të quhet Kurman.

XS
SM
MD
LG