Ndërlidhjet

Belgjikë: Janë arrestuar dy vetë të dyshuar për planifikim të sulmit


Policia e Belgjikës gjatë një patrullimi në Bruksel
Policia e Belgjikës gjatë një patrullimi në Bruksel

Policia e Belgjikës i ka arresatuar dy vetë të dyshuar për komplot për sulm terrorist në këtë vend.

Dy të arrestuar janë vëllezër dhe emrat e tyre janë Noureddine H. dhe Hamza H.

Ata janë arrestuar mbrëmë vonë pas një operacioni në hapësirat Mons dhe Liezh, ku flitet gjuha frenge.

“Ata të dy janë të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist diku në Belgjikë”, ka njoftuar Zyra e prokurorit federal në një kumtesë të sotme.

Kjo zyrë ka njoftuar, po ashtu, se nuk ka ndërlidhje ndërmjet dy personave të arrestuar dhe sulmeve me bomba në Bruksel më 22 mars, nga të cilat janë vrarë 32 vetë.

Përgjegjësinë për këto sulme e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës tha se nuk është gjetur armatim ose ekploziv gjatë bastisjes, që ishte urdhëruar nga një gjyqtar.

XS
SM
MD
LG