Ndërlidhjet

Trump i refuzoi kritikat e babait mysliman të ushtarit të vrarë amerikan


Khizr Khan gjatë paraqitjes në konventën e demokratëve i ka bërë thirrje Donald Trumpit që ta lexoj këtë kopje të Kushtetutës së SHBA-ve
Khizr Khan gjatë paraqitjes në konventën e demokratëve i ka bërë thirrje Donald Trumpit që ta lexoj këtë kopje të Kushtetutës së SHBA-ve

I nominuari republikan për president amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë kritikat e paraqitura në Konventën Kombëtare të Demokratëve, nga babai mysliman i ushtarit të Shteteve të Bashkuara, Humayun Khan, i cili ishte vrarë në Irak në vitin 2004.

Babai, Khizr Khan, shtetas amerikan me origjinë pakistaneze, në konventën e demokratëve tha se Trump “nuk ka sakrifikuar asgjë dhe askend” për Shtetet e Bashkuara.

Ai, po ashtu, e ka shtruar pyetjen nëse Donald Trump ndonjëherë e ka lexuar Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “në këtë dokument shiko për fjalët ‘liri’ dhe ‘mbrojtje e barabartë nga ligjit’.”

Ai ka ofruar që një kopje të kushtetutës amerikane t’ia huazoj zotit Trump.

Gjatë një interviste në rrjetin ABC News, të publikuar dje, Trump tha se “mendoj se ne kemi bërë shumë sakrifica, unë punoj shumë, unë kam krijuar mijëra dhe mijëra vende të punës”.

Kur e përditshmja, Washington Post, e ka pyetur zotin Trump se si do të përgjigjej ndaj kritikës së zotit Khan për propozimin e tij që përkohësisht tu ndalohet hyrja të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Trump ka thënë se “ne kemi pasur shumë probleme me terrorizmin radikal islamik, kjo është ajo që do të thoja”.

XS
SM
MD
LG