Ndërlidhjet

Turqi: Shkarkohen qindra pjesëtarë të forcave të armatosura


Ushtarë të Turqisë që janë arrestuar nga autoritetet për shkak të dyshimeve se kanë marrë pjesë në puçin e dështuar
Ushtarë të Turqisë që janë arrestuar nga autoritetet për shkak të dyshimeve se kanë marrë pjesë në puçin e dështuar

Turqia i ka shkarkuar 1,389 pjesëtarë të forcave të armatosura, për shkak të dyshimeve për lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e të cilin Ankaraja e fajëson se kishte dorë në përpjekjen e dështuar për puç ushtarak më herët këtë muaj.

Ky raport i sotëm i agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, u paraqit disa orë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që Shtatmadhoria e ushtrisë dhe Agjencia e spiunimit të jenë nën autoritetin e presidencës.

Erdogan, po ashtu, ka thënë se shkollat ushtarake do të mbyllen, ndërsa do të hapet një universitet kombëtar i mbrojtjes.

Këto ndryshime të propozuara janë hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet turke në kuadër të goditjes së gjërë pas puçit të dështuar më 15 korrik.

XS
SM
MD
LG