Ndërlidhjet

Poloni: Në meshën e Papës më se 2.5 milionë besimtarë


Papa Françesk gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic
Papa Françesk gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic

Papa Françesk sot e ka mbajtur Meshën e së Dielës, ku ishin të pranishëm më se 2.5 milionë besimtarë, në të ashtuquajturën, Fushë e Mëshirës, afër qytetit Krakov në Poloni.

Kjo fushë ishte mbushur gjatë natës nga qindra mijëra të rinjë, priftë dhe famlije të tëra, për të marrë pjesë në meshën përfundimtare të festivalit, Dita Botërore e Rinisë, që ka zgjatur një javë.

Papa Françesk i tha turmës së njerëzve se ata do të duhej të ishin ëndërrimtarë që besojnë në një botë “që e refuzon urrejtjen ndërmjet njerëzve” dhe “refuzon të shohë kufij dhe barriera”.

Mëtutje, Papa Françesk ka theksuar:

“Njëherë e përgjithmonë, ne duhet të kuptojmë se asgjë nuk e arsyeton derdhjen e gjakut të vëllait ose motrës; se asgjë nuk është më i çmueshëm se personi afër nesh”, tha Papa gjatë meshës së sotme në Bzhegi afër Krakovit.

Më herët, gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic, Papa Françesk ka tërhequr vërejtjen se mizoria që ka ndodhur atje “nuk përfundon” me Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, “bota është në luftë”, por mënyra për “ta kapërcyer frikën” është që të mirëpriten njerëzit që largohen nga konfliktet dhe shtypja. Ky ishte një mesazh i fuqishëm në Poloni, autoritetet e së cilës aktualisht kanë një qëndrim të fortë kundër migrantëve.

XS
SM
MD
LG