Ndërlidhjet

Kirgizi: Arrestohet shtetasi që synonte t’i bashkohej IS-it në Siri


Pamje e aeroportit në Osh ku është arrestuar personi 20 vjeçar që dëshironte t'i bashkohej IS-it në Siri
Pamje e aeroportit në Osh ku është arrestuar personi 20 vjeçar që dëshironte t'i bashkohej IS-it në Siri

Autoritetet e Kirgizisë thonë se e kanë arrestuar një person 20 vjeçar, derisa ai ishte në rrugën e tij për tu bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri.

Roja kufitare e Kirgizisë ka njoftuar sot se ky person nga pjesa jugore e këtij vendi, është arrestuar në aeroportin e qytetit Osh, duke dashur të udhëtonte për në Shën Petersburg të Rusisë.

Në njoftim, mëtutje, theksohet se ky i ri, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka pranuar se planifikonte të udhëtonte në Turqi, e pastaj në Siri, ku ai dëshironte të bashkohej me militantët e IS-it.

Në muajin qershor autoritetet në Kirgizi kanë thënë se disa shtetas, që dyshohet se kanë luftuar së bashku me militantët në Siri dhe Irak, ishin arrestuar pasi ishin kthyer në Kirgizi.

Qeveria e këtij vendi thotë se më se 500 shtetas kirgizë i janë bashkuar grupit, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG