Ndërlidhjet

Kerry takohet me pesë ministra të vendeve të Azisë Qendrore


John Kerry dhe pesë ministrat e vendeve të Azisë Qendrore në takimin e vitit të kaluar në Samarkand të Uzbekistanit
John Kerry dhe pesë ministrat e vendeve të Azisë Qendrore në takimin e vitit të kaluar në Samarkand të Uzbekistanit

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të takohet sot në Uashington me ministrat e jashtëm të Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenisë dhe Uzbekistanit.

Në këtë takim do të diskutohet për sigurinë rajonale, lidhshmërinë ekonomike, pastaj për ambientin, ndryshimet klimatike dhe çështjet humanitare.

John Kerry dhe ministrat, po ashtu, do të diskutojnë për pesë projektet e propozuara, të përpunuara nga grupet e punës, pas takimit të tillë të parë të mbajtur në nëntor të vitit 2015, në Samarkand të Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG