Ndërlidhjet

Dubai: Aeroplani është përplasur gjatë aterimit


Ilustrim
Ilustrim

Një aeroplan i kompanisë ajrore, Emirates, gjatë aterimit është përplasur në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, duke prodhuar tym të zi. Ky aterim i vështirë ka shkaktuar ndalje të trafikut në këtë aeroport, që është më i ngarkuari në Lindjen e Mesme.

Kompania Emirates, me seli në Dubai, ka njoftuar sot se nuk ka pasur viktima dhe se “të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit janë në numër dhe të sigurt”.

Ky incident i rëndë ndodhi derisa aeroplani në fluturimin EK521 po qarkullonte prej një qyteti të Indisë, me 300 njerëz në të.

Qeveria në Dubai tha se të gjitha ardhjet dhe ngritjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait janë pezulluar.

Ky aeroport është qendër madhore e transportit, që u shërben më se 66 milionë udhtëarëve në vit.

XS
SM
MD
LG