Ndërlidhjet

Tahiri: Përparim në dialog - Ura mbi Ibër të hapet deri më 15 gusht


Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se “është arritur përparim për zhbllokimin e marrëveshjes që ndërlidhet me heqjen e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë dhe për kodin telefonik të Kosovës”.

Ministrja Tahiri tha se përparimi u arrit pas bisedimeve të vështira mbi 19 orëshe, dhe sipas saj ishte “qëndrim i qartë i BE-së, që çështja e urës mbi Ibër nuk mund të zvarritet më tej dhe sipas tyre revitalizimi duhet të fillojë para datës 15 gusht 2016”.

“Angazhimi i Bashkimit Evropian në këto bisedime ka qenë maksimal në mënyrë që këto dy çështje më në fund të zbatohen dhe qëndrimi i BE-së ka qenë i qartë që palët duhet t’i plotësojnë obligimet e tyre zbatuese duke theksuar se ky dialog është për fqinjësinë e mirë dhe është kusht për të dyja shtetet në rrugën e tyre të integrimit evropian”, thuhet në kumtesën e minstres Tahiri.

Tahiri ka paralajëmruar se në ditët e ardhshme do të mbahet edhe një takim tjetër për të përmbyllur cështjen e kodit telefonik të Kosovës.

XS
SM
MD
LG