Ndërlidhjet

Arrestohet një polic amerikan me dyshimin se ndihmonte IS


Ilustrim
Ilustrim

Prokurorët amerikan kanë njoftuar se një polic i sistemit të transportit publik në kryeqytetin amerikan, Uashington është arrestuar me akuzën se ka bërë përpjekje që të ofrojë përkrahje militantëve të Shtetit Islamik.

Kjo është hera e parë që një oficer i sundimit të ligjit në SHBA përballet me akuzën e tillë.

Departamenti i Drejtësisë dyshon se Nicholas Yong, 36 vjeçar ka marrë disa kode që përdoren me qëllim të përdorimit për dërgim të mesazheve që Shteti Islamik i ka përdorur për rekrutim.

Yong më pas dyshohet se këto kode ia ka dërguar një informatori të FBI-së që ai besonte se po punn për Shtetin Islamik, njofton Departmanti amerikan i Shtetit përmes një komunikate.

Komunikata gjithashtu thotë se Yong ka udhëtuar drejtë Libisë dhe ka punuar përkrah rebelëve që e kanë larguar nga pushteti liderin, Muamer Gadafi.

Ai gjithashtu dyshohet se është takuar me një agjent të fshehtë të FBI-së duke e këshilluar atë se si të evitojë zbulimin nga forcat e rendit derisa largohet nga SHBA për t’iu bashkuar grupit militant.

XS
SM
MD
LG