Ndërlidhjet

Qyteti i Orlandos do ta shndërrojë klubin e natës Pulse në përkujtimore


Kryetari i Orlandos deklaroi se dëshiron që qyteti ta privatizojë klubin e natës Pulse ku u vranë 49 njerëz pas një sulmi në qershor, dhe ta shndërrojë në përkujtimore, raporton AP.

Zyrtarë nga Orlando raportuan se kryetari Buddy Dyer, e përmendi këtë iniciativë gjatë një interviste në një radio stacion.

Ai tha se dëshiron që klubi i natës së komunitetit gej, të qëndrojë ashtu si është në të ardhmen dhe të shërbejë si përkujtim për njerëzit që vijnë nga mbarë bota.

Përveç të vrarëve nga ky sulm, 53 persona të tjerë ishin plagosur më 12 qershor. Sulmuesi Omar Mateen ishte vrarë nga policia.

XS
SM
MD
LG